Ndryshon sërish moti, të shtunën pritet të ketë reshje shiu dhe borë

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve në vazhdim mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHMK bën të ditur se, vranësirat ditën e shtune kryesisht në pjesën e dytë të ditës, parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore në vise të larta por reshje parashihet të ketë edhe në viset mesatare dhe të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-13 gradë Celsius.

Gjithashtu, IHMK njofton se do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...