Krasniqi përmes një fotografie me Klitchkon e quan “çmenduri” pushtimin e Ukrainës nga Rusia

PUBLIKUAR

Ish kampioni i Europës në pesha të rënda, Luan Krasniqi ka postuar një fotografi me Vitali Klitchkon

Ai nëpërmes një statusi në facebook ka folur për pushtimin e sotëm të Rusisë në Ukrainë derisa ngjarjet atje i ka cilësuar si të çmendura.

“Janë lajme dhe foto të tmerrshme që po dalin nga Ukraina tani. Është vërtet e vështirë për mua të gjej fjalë për të”, ka shkruar futbollisti kosovar.

“Nuk duhet të ketë luftëra në Evropën e sotme. Dhe shpresoj se ky makth do të marrë fund së shpejti. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që tashmë kanë humbur një të dashur në këtë çmenduri”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se Luan Krasniqi kishte kryqëzuar dorëzat në boksin amator me vëllezërit Klitchko të cilët sot kanë deklaruar se do të qëndrojnë dhe do të luftojnë për Ukrainën. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...