Presidentja Osmani takon ambasadorin amerikan: Jemi në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajon

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit pas sulmit rus në Ukrainë.

Osmani ka njoftuar për takimin përmes rrjetit social Twitter ku ka shkruar se e dënojmë fuqishëm agresionin rus dhe janë në koordinim me aleatët për të parandaluar destabilizimin në rajon raporton Gazeta Express.

“U takova me ambasadorin amerikan në Kosovë për të diskutuar zhvillimet pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin rajonal. Ne e dënojmë fuqimisht agresionin e Rusisë dhe jemi plotësisht në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...