Sveçla përgëzon Policinë e Kosovës për luftimin e krimit në zonën kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës angazhimin e pakursyer në parandalim të kontrabandës dhe aktiviteteve tjera kriminale, në zonën kufitare të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se kjo dëshmon forcimin e shtetit ligjor, parandalimin e kontrabandës dhe trafikimit të mallërave përmes rrugeve ilegale, duke mbyllur dhe pamundësuar rrugët ilegale të shfytëzuara nga kontrabanduesit.

 

 

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për angazhimin e pakursyer në parandalim të kontrabandës dhe aktiviteteve tjera kriminale.

Si Ministër i Punëve të Brendshme përgëzoj Policinë e Kosovës në realizimin e suksesshëm të planit operacional në parandalimin dhe luftimin e krimit si dhe të gjitha formave të kontrabandës, që përfshijnë zonat kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë si dhe në zonën kufitare që lidhet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo dëshmon forcimin e shtetit ligjor, parandalimin e kontrabandës dhe trafikimit të mallërave përmes rrugeve ilegale, duke mbyllur dhe pamundësuar rrugët ilegale të shfytëzuara nga kontrabanduesit.

Përmes vazhdimit të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe zbatueshmërisë së ligjit, institucionet e Republikës së Kosovës kujdesen për mirëqenien, shëndetin dhe krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, përfshirë ata që jetojnë në zonat kufitare”, tha ai./IndeksOnline/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...