Kapja e 83 kilogramëve heroinë në Han të Elezit, kërkohet caktimi i paraburgimit ndaj 7 të pandehurve

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve L.T., O.V.,M.H.,SH.D., F.K., A.K. dhe A.A (shtetas i Republikës së Turqisë),të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, raporton Gazeta Express.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datë 23 Shkurt 2022, rreth orës 12:00h në Han të Elezit, përkatësisht në terminalin doganor, të pandehurit duke vepruar si anëtar të grupit pa autorizim kanë transportuar nga Turqia për në Republikën e Kosovës, substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, e të cilat substanca kanë pasur për qëllim shpërndarjen, shitjen ose ofrimin për shitje, në atë mënyrë që me rastin e ndaljes dhe kontrollit të automjetit transportues, pronë e kompanisë “Alba Trans” është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë të përgjithshme 83.592gram, e cila substancë narkotike për destinacion ka pasur Prishtinën dhe ka qenë e fshehur në brendi të 32 reflektorëve, me të cilën kanë kryer veprën penale“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, sipas prokurorisë, i pandehurin L.T., pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka mbajtur në kontroll dhe posedim një revole të markës “Magnum”, me pesë fishekë, e të cilat me rastin e kontrollit nga ana e policisë i gjendet dhe sekuestrohet, me të cilën ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”.

“Ndërsa, i pandehuri tjetër O.V.,pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka mbajtur në kontroll dhe posedim një revole të markës “Walther”, që me rastin e kontrollit nga ana e policisë i gjendet dhe sekuestrohet, me të cilën ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së. Seanca dëgjimore lidhur me këtë rast do të mbahet neser pasdite në Gjykatën Themelore ne Ferizaj”, thuhet në një njoftim për media.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...