Ai i ka sugjeruar sulmuesit të Spurs që të sfidojë më shumë për tituj
Për shumë kënd, Harry Kane tashmë është një legjendë e Tottenhamit pasi që ai ka dhënë shumë për skuadrën në dekadën e fundit duke shënuar 238 gola në 370 ndeshje.
Lexo Edhe:
Megjithatë, para ndeshjes së Premier Ligë të Tottenham me Burnley, trajneri Antonio Conte ka dhënë indikacione se rekordet janë të mirë por fitimi i trofeve është ajo çfarë mbahet në mend në fund të karrierës.
“Rekordët janë të rëndësishme, por, në të njëjtën kohë, po ashtu shumë të rëndësishëm në fund të karrierës së juaj janë ngritja e trofeve”, tha Conte.
Kane ishte titullar në Tottenham prej që aty ishte trajner Mauricio Pochettino, i cili mandej e bëri atë titullar në formacion prej sezonit 2014/15, para se Spurs të fillojë të këtë sezonet e tyre më të mira.
Tottenham ishte shumë afër për ta fituar një titull sezonin e ardhshëm, por ishte mposhtur për trofe nga Leicester. Ata përfunduan në vendin e dytë në sezonin 2016/17.
Ata po ashtu arritën në finale të Ligës së Kampionëve më 2018/19 por nuk arritën që ta fitojnë atë.
Trofeu i tyre i fundit ishte ai i Kupës së Ligës më 2008, ku Kane ende ishte fëmijë. /GazetaExpress/


