Demolli: Qytetarët e Kosovës kanë mendësi patriarkale, 30% mendojnë që në natyrën e burrit është me rrah gruan

PUBLIKUAR

Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore thotë se qytetarët e Kosovës kanë mendësi patriarkale. Thekson se sipas hulumtimeve të bëra në vend, del se 30 për qind e tyre mendojnë se burri duhet ta rrah gruan.

“Nga hulumtimet që kemi realizuar nga organizatat që merren me të drejtat e njeriut, ne shohim që qytetarët e Kosovës edhe kanë një mendësi patriarkale. Diku 30 për qind e qytetarëve në Kosovë mendojnë që në natyrën e burrit është me rrah gruan. 30 për qind e shohin si kurgjo këtë punë”, shpjegoi ajo në Pressing.

“Por ne i kemi bërë ligjet dhe janë atje sanksionet, ne kemi ecë përpara si Kosovë”, shtoi ajo.

“Edhe aty ku zbatohet (ligji) është mendësia patriarkale dhe zbatuesit e ligjit s’dallojnë shumë”, tha Demolli.

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...