Bislimi flet nga Brukseli, mohon se refuzoi ta takonte Petkoviqin

PUBLIKUAR

Kryenegociatori i Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka mohuar pretendimet e bashkëbiseduesit të tij nga Beogradi, Petar Petkoviq, se pala kosovare ka refuzuar një takim trepalësh në dialog, përcjell Gazeta Express.

Sipas Bislimit, takimi i përbashkët ka pasur për qëllim përgatitjen e takimit të ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën boshnjake.

 

Kam insistuar që të takohem me Petkoviqin. Mirëpo, duket se për këtë nuk ka qenë e interesuar pala serbe, e cila më pas ka dalë para mediave, duke theksuar se Bislimi ka refuzuar. Kjo do të konfirmohet nga vetë kabineti i Lajçakut”, u tha Bislimi gazetarëve në Bruksel.

Negociatorët kryesorë të Serbisë dhe Kosovës nuk u takuan të martën, megjithë përpjekjet e BE-së vazhdojnë për ta organizuar një takim të përbashkët.

Më shumë se dhjetë orë kanë zgjatur bisedimet mes Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se takimi i përbashkët nuk u zhvillua për shkak se Bislimi kishte refuzuar.

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...