Qeveria ia çon Kuvendit emrat e dy kandidatëve për anëtar të KRPP-së, Kurti i prezanton

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës i ka përzgjedhur dy kandidatë për anëtar të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Avni Sahiti dhe Fidane Spahia – Gjikolli janë dy kandidatët që Ekzekutivi ia ka propozuar Kuvendit, raporton Gazeta Express.

Emrat e dy kandidatëve janë miratuar si propozime në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ndërsa kryeministri Albin Kurti foli për të dy.

 

“Për nga përgatitja akademike e kompetenca, të dy kandidatët e propozuar sot i plotësojnë ato. Avni Sahiti propozohet të jetë anëtar i këtij komisioni rregullativ. Z. Sahiti ka një përvojë të gjatë në fushën e menaxhmentit, biznesit dhe të ekonomisë, ku edhe ka magjistruar, si dhe përvojë të gjatë pune, përveçse përgatitjes ekonomike”, tha Kurti.

Kryeministri foli edhe për kandidaten tjetër.

“Ndërkaq kandidati i dytë është zonja Fidane Spahia Gjikolli, e cila propozohet për anëtare të KRPP-së. Zonja Spahia – Gjikolli është Dr shkence në ekonomi, me profil në financa. Ka përvojë akademike mbi 10 vite në fushën e kontabilitetit financiar, menaxhimit dhe bankave”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...