Baliq, Haradinajt: SDA dhe boshnjakët janë me ju më 17 shkurt

PUBLIKUAR

Në vazhdën e aktiviteteve të opozitës së bashkuar në terren, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me strukturat e Vitomericës (Arbneshit) në rajonin Pejës.

Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i SDA, Numan Baliç i cili i ka dhënë mbështetje Ramush Haradinajt dhe opozitës së bashkuar, në protestën e 17 shkurtit.

“Siç u tha edhe nga Ramushi, shqiptarët dhe boshnjakët kanë jetuar gjithmonë si dy popuj vëllezër dhe kanë pasur të njëjtin fat të historisë. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. SDA dhe boshnjakët e Kosovës janë me Ramushin dhe opozitën kundër dy marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin si dhe janë për ndryshime në Kosovë. Ne do të jemi në protestë më 17 shkurt në Prishtinë”, ka deklaruar Baliç.

Kreu i SDA-së në Kosovë, Numan Baliç po ashtu nga ky takim ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të përfaqësuesve boshnjak në qeverinë e Isa Mustafës, duke i quajtur se të njëjtin që sot përfaqësojnë këtë komunitet, ishin njerëz të kohës së Millosheviqit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...