“Kam harxhuar energji duke të ndenjur afër, këtë do ta kisha shpenzuar në lojën time”, debat i ashpër mes Arjolës dhe Fifit në post BBV

PUBLIKUAR

Debatet mes banorëve po vazhdojnë edhe sonte (e martë) në post Big Brother VIP.

Një debat i ashpër është zhvilluar në mes këngëtares Fifi dhe aktores tropojane, Arjola Demiri.

Artistja nga Ferizaj u akuzua se ka penalizuar disa banorë, pasi i qëndruan afër gjatë tërë kohës e për këtë kishin lënë anash lojën e tyre, për të cilën edhe ishin futur brenda.

 

Demiri tha se ka harxhuar energji duke i ndenjur afër Fifit, derisa këtë do ta kishte harxhuar në lojën e saj.

“Përse nuk je marrë me lojën tënde pasi kam dalur unë”, ka qenë pyetja e parashtruar nga Fifi kundrejt Arjolës.

“Kam analizuar logjikisht rrjedhën e ngjarjes.Jam njeri Fifi, prekem. Sepse jam njeri ndjej dhembshuri për të tjerët. Aty kemi shkuar njerëz dhe nuk mund të transformohesh. Për një njeri që ke ndjerë nga jashtë, që të mos ndjesh edhe brenda”, tha ajo.

 

“Kam bërë lojën time. Unë sjell Arjolën që jam jashtë edhe brenda, kjo ka qenë strategjia ime, loja ime”, thotë në vazhdim 37-vjeçarja.

Duhet theksuar që fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP u shpall Ilir Shaqiri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...