Gazetarja shqiptare nga Ukraina: Kievi është në situatë shumë të shqetësuar

PUBLIKUAR

azetarja e ABC News, Linda Karadaku në një lidhje direkte nga Ukraina për emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se nga shoqëria civile në Ukrainë po deklarojnë se është duke u bërë çdo gjë në rrugët diplomatike që të arrihet një zgjidhje për situatën e krijuar në pjesën lindore të këtij shteti, shkruan Gazeta Express.

“Nga shoqëria civile këtu na thonë se pavarësisht përpjekjeve diplomatike po bëhet gjithçka që të gjendet një zgjidhje, por nëse gjërat shkojnë aty ku janë nisur në fakt atëherë sigurisht që njerëzit do të mbrojnë vendin e tyre”, ka thënë ajo.

Më tutje gazetarja shqiptare nga Ukraina deklaroi se të gjithë në Kiev janë të shqetësuar.

“Kievin e kemi lënë sot në një situatë shumë të shqetësuar dhe të tensionuar sepse askush nuk di të thotë se ku do të vazhdojë Putin dhe kjo ku ka nisur”, tha ajo.

Kjo pasi Rusia ka marrë vendim dje që të njoh si të pavarura dy rajone në Ukrainën Lindore.

Poashtu presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar hyrjen e trupave ruse në Donetsk dhe Luhansk. /Gazeta Express/

Videon e plotë të emisionit mund ta shikoni KËTU.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...