Iliri tregon se a do t’i marrë 100 mijë euro nga çmimi i madh i “BBV”

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së djeshme u publikuan disa lajme, ku mediat italiane i kishin dedikuar një artikull balerinit shqiptar, Ilir Shaqirit pas fitores së “Big Brother VIP”, ku thuhej se nuk do t’i marrë 100 mijë euro nga çmimi kryesor, por vetëm 50% pasi pjesa tjetër është pjesë e kontratës ku i dhurohet fondacionit “Dritan Hoxha” për bamirësi.

Të premten mbrëma u mbajt finalja e reality-show “Big Brother VIP Albania”, pas katër vitesh ky format erdhi për herë të parë me figura publike, e që nga kjo natë fitues doli balerini, Ilir Shaqiri.

Kjo finale u shoqërua me disa befasi për katër finalistët, Beniadën, Einxhelin, Donaldin e Ilirin. Ndërsa, çmimi e madh prej 100 mijë eurosh e fitoi Iliri.

Mbrëmë, Iliri në emisionin “Open” tha se para se të niste formati i “Big Brother VIP” ai kishe deklaruar se 50% do e dhuronte për bamirësi.

“E pata deklaruar në formularin më 2 tetor që 50% do e çoja në bamirësi dhe pa e përcaktuar. Ky ishte mendimi im që më vlonte në kokë gjatë 4 muajve. Kur mësova për fondacionin e Dritan Hoxhës, mendova se nuk do të kishte gjë më të bukur se të çoja për bursa studimi gratis. Ëndrra ime është që të jetoj në Shqipërinë time, jam shumë pranë Shqipërisë time”, u shpreh Shaqiri./Expres

SHIKO MË SHUMË

Shyhretja pozon me vajzat, i lë “nën hije”

Një fotografi e publikuar së fundmi nga Shyhrete Behluli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në...

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...