Kurti kundër sulmeve ruse: Kosova mbështetë sovranitetin e Ukrainës

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova mbështetë sovranitetin e Ukrainës, pas sulmeve të mbrëmshme nga Rusia.

Gjatë një fjalimi në seancën parlamentare, shefi i ekzekutivit deklaroi se vendi ynë është i bashkërenduar me fuqitë e mëdha botërore.

“Falënderojë dhe mirëpres diskutimet, qëndrimet e deputetëve Haki Abazi dhe Enver Hoxhaj. Qeveria e Republikës së Kosovës padyshim se mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Sikurse deri më tani edhe në vijim do të jemi përherë të bashkërenduar me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n”, u shpreh ai. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...