MPJ: Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të Rusisë, bota duhet t’i përgjigjet Putinit

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pasi Rusia mbrëmë vonë nisi t’i fusë forcat e saj në Donetsk dhe Luhansk, dy rajonet në Ukrainën lindore, të cilat paraprakisht presidenti rus Vladimir Putin i njohu si të pavarura, raporton Gazeta Express.

MPJ thotë se Kosova qëndron me Ukrainën, ndërsa thekson se bota duhet t’i përgjigjet Putinit me vendosmëri.

“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në gjithë Evropën për shumë vjet. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, thuhet në reagim.

Veprimi i Rusisë nxiti reagimin e mbarë botës. Edhe Shqipëria qe ndër vendet e para që reagoi mbrëmë pas situatës së tensionuar si kurrë më parë.

SHBA sheh përgatitje për një operacion të mundshëm zgjerimi nga ana e Rusisë, duke përfshirë ngarkimin e anijeve amfibe dhe pajisje ngarkimi për njësitë ajrore.

Një dekret i nënshkruar nga Putin të hënën, me të cilin u njohën dy rajonet separatiste pro-Moskës në Ukrainë, urdhëroi forcat e armatosura ruse të hynin andej.

SHBA-ja pret që trupat ruse të mund të lëvizin shpejt në Donbas për të ashtuquajturin mision “paqeruajtës”, ndërsa janë paralajmëruar sansione në një koordinim fillestar të Amerikës me Gjermaninë dhe Francën.

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci: Akademia do të jetë më e varfër për një dijetar të përmasave nacionale si Qosja, ndërsa kombi, pa birin e saj të denjë

Me rastin e kalimit në amshim, të akademik Rexhep Qosjes, Ramiz Lladrovci ka shkruar...

“Jam karateist”, flet mësuesi nga Rahoveci që eksperimentoi me thikë në klasë

Dje, përmes një video është parë një profesor nga Rahoveci duke bërë lëvizje me...

Ilir Shaqiri për Qosjën: Institucion i mendimit shqiptar, mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë

Sot, ka vdekur akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e...