Policia ndaloi veturën, pasagjeri u bë kinse po hynë në banjon e lokalit- policia i konfiskon armën

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti patrullues nga stacioni policor në Gjilan dje në një pikë kontrolli, ka ndaluar veturën me targa 04 për shkelje të rregullave në komunikacion ku ndaj vozitësit është shqiptuar gjoba përkatëse.

Derisa patrulla policore ishte duke u marr me vozitësin bashkëudhëtari i cili gjendej në veturë u shmangë duke hyrë në një lokal të afërt dhe në tualetin e tij ka tentuar për ta fshehur një pistolete Roger me 8 copë fishekë te Cal.5.27×28 e cila ishte pronë e vozitësit B. I.

“I njëjti është hetuar nga patrulla policore ku është konfiskuar arma dhe municioni. Gjatë kontrollit në veturë është  gjetur edhe një Sprej “CO2” si dhe një pistoletë – shkrepës e plastikës (emitim sikur armë e vërtet), të cilat  janë konfiskuar nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Express.

Me vendim të  prokurorit të shtetit rasti iniciohet si: ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

Të dyshuarit janë intervistuar në bazë të procedurave logjore. Rasti dërgohet në prokurori.

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci: Akademia do të jetë më e varfër për një dijetar të përmasave nacionale si Qosja, ndërsa kombi, pa birin e saj të denjë

Me rastin e kalimit në amshim, të akademik Rexhep Qosjes, Ramiz Lladrovci ka shkruar...

“Jam karateist”, flet mësuesi nga Rahoveci që eksperimentoi me thikë në klasë

Dje, përmes një video është parë një profesor nga Rahoveci duke bërë lëvizje me...

Ilir Shaqiri për Qosjën: Institucion i mendimit shqiptar, mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë

Sot, ka vdekur akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e...