Rivaliteti me Donaldin, flet Ilir Shaqiri: Kam një karrierë mbi shpatulla, ai mund të ishte në moshën e djalit tim

PUBLIKUAR

Balerini i njohur nga Shqipëria, Ilir Shaqiri, është shpallur fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP.

Ai ka folur për herë të parë pas fitores për rivalitetin e tij me aktorin nga Vlora, Donald Veshaj.

“Unë e kam perceptuar veten time si lojtar i vetvetes, këtë e kam thënë disa herë. Nëse karakteri im do të merret si loja ime, atëherë kjo është loja ime”, u shpreh ai.

Ilir Shaqiri (Foto: YouTube)

“Sigurisht që strategjitë kanë qenë në zgjedhjen e njerëzve, me Donaldin kemi pasur kontraste të forta, kemi edhe mosha të ndryshme, ai mund të ishte në moshën e djalit tim. Kam një karrierë mbi shpatulla, Donaldi ka gjithë jetën përpara. Kjo ka bërë që ne të kemi pikëpamje të ndryshme për shumë gjëra”, vazhdoi më tej Shaqiri.

“Kjo ka sjellë dhe kontrastet”, tha Shaqiri në emisionin “Open”.

Veshaj në anën tjetër duket se pas humbjes ka pasur një hatërmbetje me produksionin e Top Channel.

Ai largoi nga lista e ndjekësve producentet Sara dhe Lori Hoxha e po ashtu edhe moderatoren e programit, Arbana Osmanin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...