Ja çka thotë Xhavit Haliti flet për Gjykatën Speciale

PUBLIKUAR

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti, në një intervistë për emisionin “Target” të RTK-së, ka theksuar se është shumë më mirë që Gjykata Speciale është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, se sa ajo të themelohej nga ana e OKB-së.

Në pyetjen se a do ta trondis Kosovën kjo gjykatë, kur kemi parasysh se janë përmendur emrat e njerëzve kryesor në skenën politike, si të akuzuar të mundshëm, ai ka theksuar se publikimi i disa emrave, janë spekulime, raporton Gazeta Blic.

“Publikimi i disa emrave, janë spekulime mediatike apo interes i ndonjë shërbimi sekret”, tha ai.

Sipas Halitit, në këtë gjykatë do të dëshmohet e vërteta për luftën e Ushtrisë Clirimtare ashtu siç edhe ka qenë.

“Mund edhe të ketë të dënuar, sepse për këtë nuk mund të garantoj askush”, ka theksuar Haliti, raporton Gazeta Blic.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Xhavit Haliti ka folur edhe për procesdurat e zgjedhjes së presidentit të vendit, duke thënë se Kushtetuta nuk thotë që duhet të jetë e pranishme opozita në Kuvend, gjatë kohës kur votohet presidenti.

Ai thotë se se Kushtetuta e përcakton që kandidati për president duhet t’i ketë 81 vota, ndërsa në raundin e tretë 61.

Haliti, duke folur në emisionin Debat në RTK, ka thënë se Kushtetuta nuk e specifikon se ku duhet të votohet presidenti, përveç se duhet të ketë kuorum, kundër kandidat dhe votat e mjaftueshme.

“Në qoftë se unë them nuk ka nevojë të jemi në sallën përkatëse sepse me Kushtetutë nuk shkruan që ne duhet të jemi në sallën e seancave. Presidenti duhet të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën. Kandidati duhet të konkurrojë në përputhje me Kushtetutën dhe duhet që të votohet. Duhet të ketë kundër kandidat dhe nëse s’ka kundër kandidat, duhet të shkohet në rivotim”, ka thënë Haliti, transmeton Indeksonline.

Haliti ka thënë se beson që Thaçi do të votohet për president qysh në raundin e parë.

“Unë nuk di që ka ndonjë pengesë, përveç që nëse nuk ka kuorum në Kuvend dhe nuk merr vota. Unë besoj që në votimin e parë do të zgjidhet presidenti me dy të tretat”, ka thënë Haliti, transmeton Indeksonline.

Ai ka folur edhe për disa zëra brenda grupit parlamentar LDK-së që janë kundër Thaçit për president.

“Prej LDK-së e dini se janë deklaruar disa se nuk do të votojnë por nuk dua të flas në emër të tyre. Ne jemi në koalicion me ta dhe po besoj që kryesia e LDK dhe organet e saj janë deklaruar në shumicë që LDK e mbështet Thaçin president. Dhe unë po besoj që do t’i kemi votat e nevojshme për ta zgjedhur Thaçin president”, ka thënë ai.

Haliti ka thënë se ende nuk ka kërkesë për mbajtje të seancës, por sipas tij afati Kushtetues është 5 marsi kur duhet të jetë vendi me president.

“Ne në Parlament nuk kemi asnjë kërkesë për tu mbajtur seanca, as kërkese zyrtare dhe as kushtetuese. Afati Kushtetues dihet që është 5 marsi, i fundit dhe gjatë kësaj periudhe mund ta thërrasim, por duhet të jetë e deponuar në parlament kërkesa e 40 deputetëve”.

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...