Më pak se 200 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

PUBLIKUAR

195 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 807 mijë e 516.

813 mijë e 185 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Ndërsa, 96 mijë e 11 persona kanë marrë dozën e tretë dhe atë përforcuese.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.516 doza të vaksinës. Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...