Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, ky është numri i viktimave dhe rasteve me COVID

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Sipas MSH’së, gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 101 raste të reja me këtë virus.

 

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265.

 

 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

21 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.516 doza të vaksinës.

Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.595 testime, 101 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265.

Në total numri i rasteve aktive është 3.883.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...