Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale kryhet me sukses një operacion i rrallë te një 21 vjeçare

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është kryer një operacion i ndërlikuar, për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, te një paciente e moshës 21 vjeçare

Sipas SHSKUK’së, për shkak të çrregullimeve abdominale, të lindura me to, pacientja e kishte kryer jashtëqitjen përmes organit gjenital.

 

“Operacioni është kryer me sukses nga mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipës operatore, gjersa pacienti është në gjendje stabile shendetësore. Ky intervenim është i rrallë edhe në qendrat e specializuara botërore, sepse zakonisht këto probleme trajtohen, kur pacienti është foshnje”, thuhet nga SHSKUK.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...