Vazhdojnë përgatitjet e FSK-së për pjesëmarrjen në stërvitjen “Dynamic Front 22” në Gjermani

PUBLIKUAR

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdojnë përgatitjet për pjesëmarrjen në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate “Dynamic Front 22” që do të mbahet në Gjermani.

 

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj teksa ka njoftuar për pjesëmarrjen në stërvitjen ‘Dynamic Front 22’ tha se kjo stërbijet është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe abacuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.

“Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen e trupave tanë në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate ‘Dynamic Front 22’ që do të mbahet në Gjermani, të udhëhequr Ushtria Amerikane në Evropë. Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë. Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes , sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, ka shkruar ministri Mehaj.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...