Inzaghi i zemëruar pas humbjes: Kështu nuk i qaset ndeshjes një ekip që e dëshiron titullin

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ishte shumë i zemëruar pas humbjes 2-0 në shtëpi ndaj Sassuolos.

Nerazzurrët e dinin se një fitore këtu do t’ia mundësonte atyre të kapërcenin  Milanin dhe të rifitonin vendin e parë, por në vend të kësaj Giacomo Raspadori dhe Gianluca Scamacca shfrytëzuan maksimumin nga mbrojtja e ngadaltë për t’i dhënë Sassuolos një rezultat tronditës 2-0 në San Siro.

Kjo nuk ishte diçka e re, sepse Neroverdi tani ka fituar si mysafir ndaj  Juventusit, Milanit dhe Interit këtë sezon, duke luajtur një rol të madh në garën e Scudettos.

“Jam shumë i zemëruar me qasjen, sepse kishim tre ditë që nga ndeshja e së mërkurës, folëm për faktin se Sassuolo mundi Juven dhe Milanin jashtë, ata luajnë futboll të shkëlqyeshëm dhe ne duhej të ishim të kujdesshëm. Ne u përpoqëm të bënim gjithçka në pjesën e dytë, krijuam shumë raste dhe ishim të pafat, por fakti mbetet që ne duhet të kishim një qasje tjetër. Sassuolo kishte cilësi të shkëlqyera teknike, ata ishin më të freskët fizikisht dhe kjo u tregua. Fakti është se një skuadër që dëshiron të fitojë Scudetton nuk mund të ketë qasje aq të gabuar sa ne sot”, deklaroi ai.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...