Alketa publikon këngën e re “Kur ike”

PUBLIKUAR

Këngëtarja e re e estradës shqiptare, Alketa, ka prezantuar sot (e diel) këngën e re.

“Kur ike” mban titullin projekti, të cilin e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Artistja e njohur ka bërë një paraqitje të mahnitshme edhe në videoklip, në të cilin mori vëmendje me dukjen dhe stilin e veçantë.

Alketa (Foto: YouTube)

Teksti dhe melodia është bërë nga Bardhi, kurse për producimin u përkujdes Çelik Lipa.

Videoja ndërkohë iu besua produksionit nga Prizreni, XL Films.

Alketa (Foto: YouTube)

Alketa prej kohësh është pjesë e SBS Entertainment, nën menaxhimin e Jetmir Agajt.

Ajo njihet më shumë për bashkëpunimet me reperin nga Tetova, Bardhyl Idrizi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...

Shyhretja pozon me vajzat, i lë “nën hije”

Një fotografi e publikuar së fundmi nga Shyhrete Behluli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në...

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...