Murati jep lajmin e mirë për bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar.

Ai thotë se u është pafundësisht mirënjohës bashkatdhetarëve tanë për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë përgjatë viteve, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Sot bëhen 6 muaj që nga emetimi i parë i Bonove të Diasporës!

Kjo datë përkon edhe me datën kur bëhet pagesa e parë e interesit, i cili sipas rregullores paguhet çdo 6 muaj.

Të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar.

U jemi pafundësisht mirënjohës bashkatdhetarëve tanë për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë përgjatë viteve, dhe tani po vazhdojnë të kontribuojnë edhe në zhvillimin e vendit.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...