MPJ i reagon Lavrovit që tha se Kosova po dërgon mercenarë në Ukrainë: Rusia dëshiron ta destabilizojë edhe Ballkanin

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pas lajmeve të mediave ruse dhe deklaratave të kryediplomatit rus, Sergei Lavrov se “Kosova po dërgon mercenarë në Ukrainë”.

MPJD i ka hedhur poshtë pretendimet e agjencisë TASS dhe ministrit të Jashtëm rus Lavrov, raporton Gazeta Express.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës hedh poshtë në mënyrë kategorike si të pavërtetë dhe tendencioz çdo pretendim të agjencisë të lajmeve ruse TASS dhe të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se kinse “Kosova dhe disa pjesë tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen terren për krimin….””, thuhet në reaagim.

Këto deklarata, MPJD i konsideron pjesë të fushatës së egër të propagandës ruse.

“Bëjmë me dije ministrit rus Lavrov dhe agjencisë e lajmeve ruse TASS, se Republika e Kosovës e ka të ndaluar me ligj (NR.05/L-002 ) pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në luftëra jashtë vendit dhe ky ligj parasheh dënime të rrepta për secilin qytetar të saj që mund të jetë pjesë e veprimeve të tilla. MPJD vlerëson se deklaratat e agjencisë së lajmeve TASS dhe ministrit Lavrov janë pjesë e një fushate të egër të propagandës ruse që kanë për qëllim tërheqjen e vëmendjes së gjithë botës demokratike nga ankthi që po krijon politika hegjemoniste dhe e diktatit rus mbi të drejtat e popujve për jetë të lirë e sovrane”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se Rusia dëshiron që kësisoj ta tensionojë situatën edhe në Kosovë dhe në gjithë rajonin përmes Serbisë, ndërsa shpreh solidaritet me popullin e Ukrainës.

“Kjo fushatë e egër ruse kundër Kosovës dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera, ka për qëllim edhe tensionimin e situatës në Kosovë dhe më gjerë në rajon përmes satelitit rus në Ballkan, Serbisë. MPJD shpreh solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës për të drejtën për jetë të lirë e sovrane në shtetin e tyre”.

“Republika e Kosovës bën thirrje për ulje të tensionit dhe shmangie të konfliktit, i cili mund të marrë përmasa të paparashikueshme”, thuhet në reagim.

MPJD thotë se Kosova i bashkohet botës demokratike në dënimin e politikës hegjemoniste dhe ekspansioniste ruse në dëm të shtetit sovran e të pavarur të Ukrainës.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Drenas: Vijon aksioni identifikues i keqpërdoruesve të ujit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vijon aksioni për identifikimin e...

“Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin, burgim i përjetshëm”, Kurti flet për deklaratën e deputetit Geci

Një deklaratë e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen...

Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative për 24-orët...