Agjencia gjermane DPA: Sërish akuza kundër Thaçit për trafikim organesh

PUBLIKUAR

Agjencia e lajmeve gjermane DPA, e ka cilësuar kryediplomatin kosovar, Hashim Thaçin si të dyshuar në tregtinë ndërkombëtare me organe. Por dyshimet për këtë tregti tani lidhen me Afrikë.

Kjo agjenci e lajmeve e cilëson Thaçin si një prej politikanëve më të dyshimtë në Evropën Juglindore, transmeton Klan Kosova.

Dëshmitari kryesor për çështjen e tregtive ndërkombëtare me organe përmendet mjeku nga Nigeria, Philip Njemanze.

Njemanze pretendon se guvernatori i shtetit nigerian Imo, Rochas Okorocha, viteve të fundit ka hapur disa spitale, ku thuhet se kryhen vepra kriminale të heqjes ilegale të organeve. Si ndërmjetësues i shitjes së organeve në Evropë përmendet Thaçi, shkruan DPA, duke iu referuar njoftimeve mediale dhe akuzave të mjekut nigerian.

Prokuroria serbe ka njoftuar se synon të dërgojë një kërkesë në Nigeri për ndihmë juridike.

Sipas DPA, Thaçi është përmendur vazhdimisht si njëri nga krerët e krimit të organizuar në Kosovë – në kontekst të drogës, tregtisë me njerëz dhe me armë.

DPA shtro pyetjen se si mund të jetë e mundshme një gjë e tillë, duke pasur parasysh praninë ndërkombëtare në Kosovë – EULEX, NATO dhe diplomatë të shumtë.Ai si ndërmejtësues të Okorocha përmend Thaçin i cili sipas tij ndihmon shitjen e organeve në Evropë.

DPA njofton se Prokuroria serbe ka në plan që të dërgojë një kërkesë në Nigeri në mënyrë që të merr ndihmë juridike.

Sipas kësaj agjencie të lajmeve kjo akuzë ka një bazë ligjore, duke e lidhur kështu me themelimin e Gjykatës Speciale.

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...