Aktori i njohur, Donald Veshaj doli i dyti në edicionin e parë të Big Brother VIP, por ai padyshim ka fituar simpatinë e publikut dhe fansa të shumë.
Kjo u dëshmua edhe natën e mbrëmshme (19 shkurt), kur aktori dhe ish-banori i shtëpisë së famshme ishte i ftuari special në koncertin e Fifit dhe Elgit Dodës në një nga klubet në Tiranë.
Donaldi shënoi daljen e parë në publik në koncert duke vallëzuar e kënduar në skenë bashkë me artistët, ndërsa realizoi edhe një video-selfie me publikun.
Foto: Donald Veshaj/Instagram
Në videon që gjithashtu e postoi në Instagram, Donaldi tha se dashuria dhe përkrahja e madhe e publikut është fitore për të.
“Të gjithë kanë mënyrën e vet të të fituarit, doni ta shikoni cila është mënyra ime? Kjo është mënyra ime për fitore, përqafime dhe puthje për të gjithë”, dëgjohet duke thënë aktori në video, ndërsa publiku brohoret prapa tij.



