Kurti diskuton me Schmidtin për rrezikun e ndarjes së Bosnjës

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti është takuar në Munich me Përfaqësuesin e Lartë ndërkombëtar të Bosnje dhe Hercegovinës – diplomatin gjerman Christian Schmidt.

Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla folën me Schmidtin për situatën në Bosnjë, e cila vlerësohet se mund t’i ndikojë zhvillimet përreth, e sidomos ato mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

“Kryeministri Kurti theksoi mbështetjen për unitetin e Bosnjë e Hercegovinës si element i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë. Ndarja dhe copëzimi nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë gjithëpërfshirëse, tha kryeministri Kurti”, thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas ZKM-së, domosdoshmëria e vëmendjes së të gjithëve në Bosnjë ishte temë e këtij takimi.

“Gjatë këtij takimi u bisedua për domosdoshmërinë e vëmendjes së plotë të të gjithëve për Bosnjë e Hercegovinën, dhe mbështetjes së parezervë të liderëve të Bashkimit Evropian, si edhe nevojën për rritje të bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor”, thotë ZKM.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...