Milot Rashica reagon pas golit të parë në Ligën Premier

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Kosovës dhe Norwich Cityt, Milot Rashica ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për golin e shënuar sot (e shtunë) ndaj Liverpoolit, gol që ishte i parë për të në Ligën Premier.

Liverpooli fitoi me rikthim me rezultat 3-1 në Anfield ndaj Norwichit në kuadër të javës së 26-të.

Golat për Reds u shënuan nga Sadio Mane (64’), Salah (67’) dhe Luis Diaz (81’), ndërsa për mysafirët djaloshi nga Kosova, Rashica (48’).

Ky ishte goli i parë i djaloshit vushtrrias në kampionatin elitar anglez dhe tashmë ai ka disa fjalë pas ndeshjes.

Rashica ka reaguar për golin dhe rezultatin me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“I zhgënjyer me rezultatin sot, por i lumtur që shënova golin tim të parë në Ligën Premier për Norwich Cityn”, ka shkruar Rashica në profilin privat.

Ndryshe, Rashica u transferua te klubi anglez gjatë verës nga Werder Bremen për një shifër prej 11 milionë eurosh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...