Arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë në Veri të Mitrovicës

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për substancë narkotike dhe armë në një fshat të komunës së Zveçanit, ku ka ndaluar veturën e (J.A), në të cilën gjatë kontrollit nën ulësen e vozitësit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 453 Gramë.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit (J. A.), dhe është kontrolluar po ashtu edhe dhoma e birit të tij (M. A.)

Në shtëpi janë sekuestruar: Pistoletë Berata, një karikator, katër Fishek te kalibrit 7.62 mm, sasi e dyshuar e marihuanes me peshë 2.71 gram, qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike, një sim kartel, dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të dyshuarit M. A., disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike, veturë Opel Zafir dhe substancë e dyshuar narkotike për kokainë, me peshë (453) Gr.

“Ndaj dy personave të dyshuar janë iniciuar rastet – Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge, Mbajtje në pronësi posedimi i pa autorizuar i armës dhe Falsifikim i Dokumentit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që personave të dyshuar pas intervistimit  të ju caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën e PK-së.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...