Einxhel përmes fotografive zbulon se me kë e kaloi natën

PUBLIKUAR

Einxhel Shkira ishte një ndër katër finalistët e Big Brother VIP që përfundojë mbrëmë me një spektakël madhështor ku fitues u shpall balerini, Iliri Shaqiri.

Ndërsa, sot (e shtunë) prezantuesja e njohur ka bërë postimet e parë në llogarinë e saj në Instagram pasi për javë të tëra ishte larg medieve sociale.

Einxhel postoi disa foto ku shihet në shtrat dhe përkrah saj shihet i dashuri i saj dhe ish-banori, DJ Dagz.

Çifti që filluan lidhjen gjatë kohës sa ishin pjesë e shtëpisë së famshme, natën e parë pas përfundimit të spektaklit e kanë kaluar së bashku.

Në njërën nga imazhet, Shkira shihet dorë për dore me të teksa shkruan: Është zakon dhe më pëlqen.

Ndërsa, në disa fotografi ajo shihet me kokën mbështetur në kraharorin e tij dhe një ‘selfie’ të saj.

“Përshëndetje botë, qëllojani kush është rikthyer”, ka shkruar Einxhel në mbishkrim./Telegrafi./

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...