Vjedhje e rëndë në një shkollë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhjeve të rëndë në një shkollë në fshatin Petrovë të Prizrenit, shkruan Gazeta Express.

Për rastin në polici ka njoftuar një punëtor i shkollës.

Ai tha se persona të panjohur kanë hyrë në objektin e shkollës dhe nga aty kanë vjedhur një laptop, një kasafortë për ruajtjen e dokumenteve si dhe janë dëmtuar dy dyer të shkollës.

“Petrovë, Prizren 17-18.02.2022-NN. Ankuesi mashkull  kosovar punëtor i shkollës ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hyrë në objektin e shkollës dhe kanë vjedhur: një llaptop, një kasafortë për ruajtjen e dokumenteve si dhe janë dëmtuar dy dyer të shkollës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Drenas: Vijon aksioni identifikues i keqpërdoruesve të ujit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vijon aksioni për identifikimin e...

“Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin, burgim i përjetshëm”, Kurti flet për deklaratën e deputetit Geci

Një deklaratë e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen...

Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative për 24-orët...