Jahjaga dënon sulmin ndaj veturës së gazetarit Kelmendi

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar ndaj sulmit të sotëm kundër gazetarit të KTV-së, Adriatik Kelmendi.

“Përpjekjet për t’i shantazhuar gazetarët janë përpjekje për ta heshtur fjalën e lirë dhe kërcënim që synon të cenojë rendin tonë demokratik. Mediat kanë luajtur dhe do të vazhdojnë ta luajnë rolin e tyre tejet të rëndësishëm për emancipimin dhe avancimin e debatit në këtë shoqëri dhe shpresoj që do të mbeten të palëkundura para këtij misioni, pavarësisht rreziqeve nga forcat regresive që duan ta frenojnë përparimin e Kosovës”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti para seancës: Në bazë të dakordimeve, i marrim vendimet

Teksa pritet të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është...

Nis seanca pas afro 2 orësh vonesë

Me afro dy orë vonesë, ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës. Përfaqësuesit e partive...

Abdixhiku: Partitë pajtohen për tekstin e Deklaratës për vendimin e Speciales

Kryetari i Lidhjes Demkratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku ka thënë se është arritur dakordim...