Pas ndeshjes me Juventusin, Vojvoda shfaqet me flamur të Kosovës

PUBLIKUAR


UMërgim Vojvoda nuk ka hezituar të fotografohet me dy tifozë nga Kosova dhe me flamurin e shtetit që ai përfaqëson në futboll, pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Juventusit.

 

Të premten mbrëma u zhvillua derbi lokal mes Juventusit dhe Torinos, me skuadrat që i ndanë pikët duke luajtur baras 1:1.

Përfaqësuesi kosovar luajti për 90 minuta në këtë ndeshje, teksa paraqitja e tij u vlerësua lartë, shkruan Gazeta Express.

Të pranishëm në “Allianz Stadium” ishin edhe dy tifozë kosovarë, të cilët me vete e kishin edhe flamurin e Kosovës.

Pas fishkëllimës së gjyqtarit për fundin e ndeshjes, mbrojtësi 27-vjeçar i përshëndeti tifozët në fjalë, me të cilët e bëri edhe një fotografi, derisa prapa tij shihet edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Torino e Mërgim Vojvodës pas barazimit me Juventusin i ka të grumbulluara 33 pikë, duke u renditur kështu në pozitën e dhjetë në Serie A.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...