Nusja nga Malisheva e lajmëron vjehrrin në Polici, i dyshuari arrestohet e lirohet më pas

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se një grua nga Malisheva e ka raportuar në Polici, vjehrrin e saj, pasi ka thënë se i dyshuari ka ushtruar presion psikik në vazhdimësi ndaj saj.

Siç njofton policia, i dyshuari fillimisht është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

“Malishevë, 18.02.2022-17:00. Viktima femër  kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka presion psikik nga i dyshuari mashkull  kosovar  (vjehrri i saj). I Dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Drenas: Vijon aksioni identifikues i keqpërdoruesve të ujit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vijon aksioni për identifikimin e...

“Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin, burgim i përjetshëm”, Kurti flet për deklaratën e deputetit Geci

Një deklaratë e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen...

Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative për 24-orët...