Policia e Kosovës del me detaje për vrasjen e policit gjatë një ndeje në fshatin Zllatar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës mbrëmë vonë në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orën 23:50, dhe një zyrtar policor i gjinisë mashkullore ka mbetur i vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht gjatë një ndeje nga i dyshuari.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Prokuroria dhe njësitet përkatëse policore.

I dyshuari është arrestuar dhe Prokuroria e Shtetit ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të merret me rastin.

“Fsh. Zllatar, Prishtinë, 18.02.2022-23:50. Një zyrtar policor, mashkull  kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Drenas: Vijon aksioni identifikues i keqpërdoruesve të ujit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vijon aksioni për identifikimin e...

“Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin, burgim i përjetshëm”, Kurti flet për deklaratën e deputetit Geci

Një deklaratë e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen...

Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative për 24-orët...