“Mercenarë” nga Shqipëria dhe Kosova po dërgohen në Ukrainë”, Majko i kërkon llogari ambasadës ruse në Tiranë

PUBLIKUAR

Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov i cili u shpreh se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Majko përmes një postimi në “Facebook” kërkon që të ketë një shpjegim për këtë deklarata nga ana e ambasadës ruse në Tiranë.

“Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. https://sputniknews.com/…/russia-has-info-that-mercs…

Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpejgime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv WION i Indisë ka bërë një kronikë të vecantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën. https://www.youtube.com/watch?v=Z37HAQTdolo

Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)”, shkruan Majko.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Drenas: Vijon aksioni identifikues i keqpërdoruesve të ujit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vijon aksioni për identifikimin e...

“Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin, burgim i përjetshëm”, Kurti flet për deklaratën e deputetit Geci

Një deklaratë e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen...

Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative për 24-orët...