Tetë gola, katër shqiptarë në fushë – Sokol Cikalleshi me një gol në minutën e 100-të shmang humbjen e Konyasporit

PUBLIKUAR

Një ndeshje e çmendur ka qenë kjo mes Konyasporit dhe Kasimpasas, ku në fund është mbyllur 4-4.

Nga minuta e parë në këtë ndeshje startuan Zymer Bytyqi (Konyaspor) dhe Florent Hadërgjonaj (Kasimpasa), ndërsa në pjesën e dytë u inkuadruan edhe Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi.

Kasimpasa ishte duke humbur 3-2 si mysafir, por arritën që të kthehen në kohën shtesë me një gol për 3-4.

 

Goli në minutën e 91-të u mendua se do të ishte ai i fitores për Kasimpasan, por për të marr një pikë për Konyaspor u përkujdes Sokol Cikalleshi.

Sulmuesi shqiptar ishte aktivizuar në fushën në minutën e 81-të dhe kur ishte minuta e 100, Cikalleshi shënoi nga pika e bardhë për 4-4.

 

Konyaspori del nga stadiumi me një pikë të rrëmbyer në sekondat e fundit dhe mban vendin e dytë në renditje me 49 pikë të grumbulluara./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...