Hoxhaj: Kosova ta shfrytëzojë vëmendjen amerikane dhe europiane për anëtarësim në OKB, pas 2023 mund të jetë vonë

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se përkundër asaj që po ndodhë në botë, amerikanët dhe evropianët e kanë vëmendjen kah Kosova dhe përmbyllja e shtetndërtimit të saj, duke filluar nga marrëveshja me Serbinë deri tek ulja e Kosovës në OKB.

“Përkundër asaj që ky vit përcillet me drama të mëdha ndërkombëtare amerikanët dhe evropianët e kuptojnë se nga Sllovenia deri në Maqedoninë e Veriut është një temë e hapur dhe ajo është mos anëtarësimi i Kosovës në OKB”, ka thënë Hoxhaj.

“Kur e shoh vëmendjen e madhe amerikane, kur Sekretari Blinken në fillim të vitit i dërgoi letër Kurit dhe i tregoi qëndrimin amerikan, dhe i thotë se kjo që shkruan në këtë letër nuk është qëndrim i imi personal por i politikës amerikane dhe presidentit Biden dhe thotë se qëllimi është tek njohja e ndërsjellë, mendoj se këtë mundësi do të duhej ta shfrytëzojë Kosova. Dhe nëse kjo nuk ndodhë në vitin 2022-2023 sa Joe Biden mund të jetë në Shtëpinë e Bardhë bota mund të ketë lëvizje tjera tektonike në rrafshin gjeopolitik.”, tha Hoxhaj për Top Channel.

Ish-ministri u jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se nëse Serbia dhe Kosova nënshkruajnë një marrëveshje të ndërsjellë, e cila në thelb e ka njohjen dhe marrëdhëniet diplomatike, Hoxhaj tha se kjo do të mundësonte që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe njohjet individuale do të ishin irrelevente, të parëndësishme.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Drenas: Vijon aksioni identifikues i keqpërdoruesve të ujit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vijon aksioni për identifikimin e...

“Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin, burgim i përjetshëm”, Kurti flet për deklaratën e deputetit Geci

Një deklaratë e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen...

Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative për 24-orët...