Hoxhaj paralajmëron befasi në PDK pas shkuarjes së Thaçit (Video)

PUBLIKUAR

Zgjedhja e mundshme e Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës, do të shënojë një pikë kthese në Partinë Demokratikë të Kosovës, të cilën e ka udhëhequr që 17 vjet.

Megjithëkëtë, PDK-ja edhe pa Thaçin do t’i befasojë partitë tjera në vend.
Kështu është shprehur nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin ‘Republika’ me Dardan Gashin.
Duke folur për figurën e Thaçit, Hoxhaj ka shtuar se ai është më i madh sesa vetë partia. Megjithatë, ai tha se duhet kohë për ta mbushur vakumin që do ta krijojë largimi i tij nga partia.
Hoxhaj nuk ka mohuar ambiciet dhe interesimin e tij për t’u kthyer në diplomaci, në të cilën fushë ai kishte punuar para se Hashim Thaçi të vinte në këtë pozitë.

 

SHIKO MË SHUMË

U arrestuan dje – Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për 9 të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti...

PDK pas miratimit të deklaratës në Kuvend: Tani radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Partia Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur miratimin nga Kuvendi të deklaratës për aktgjykimin...

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit me 95 vota

Arian Tahiri nga PDK ka propozuar sërish Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit të...