Einxhel thyen rekordin botëror si banorja më e nominuar në histori të të gjithë spektakleve Big Brother në botë

PUBLIKUAR

Einxhel Shkira është një prej katër finalisteve të spektaklit shumë të shikuar Big Brother VIP.

Ajo është e vetmja nga katër finalistët, e cila nuk ka hyrë që nga dita e parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Prezantuesja ka qëndruar plot 116 ditë në shtëpi, duke i mbijetuar shumë nominimeve nga banorët e tjerë, të cilët nuk e kanë dashur brenda.

Einxhel Shkira (Foto: Top Channel)

E kur jemi te nominimet, ajo duket se mban një rekord botëror, duke qenë më e nominuara në historinë e të gjitha spektakleve Big Brother VIP në botë.

Einxhel në total përgjatë gjithë aventurës së saj është nominuar plot 16 herë për të dalë.

Deri më tani, rekordin e mbante Janelle Pierzina, e cila ishte nominuar plot 12 herë në edicionin e 16-të të Big Brother në Amerikë, pasuar nga Victoria Rafaeli me 10 nominime në po të njëjtin edicion të Big Brother US.

I lumtur nga ky sukses i të dashurës së tij, DJ Dagz e ndau lajmi ne gëzueshëm me fansat e tij në InstaStory.

Krahas Einxhelit, në garë për çmimin e madh janë edhe balerini Ilir Shaqiri, aktori Donald Veshaj dhe modelja Beniada Nishani (Jakic). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...