Goditet nga vetura një person në fshatin Babush

PUBLIKUAR

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Babush të Ferizajit.

Nga ky aksident, viktima ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, teksa i dyshuari që shkaktoi aksidentin është arrestuar.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Babush, Ferizaj 18.02.2022-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që ka goditur me veturë viktimën mashkull  kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policor.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...