Arrestohet shtetasi francez, i gjenden marihuanë, afër 3000 euro dhe 11 telefona

PUBLIKUAR

Një person me shtetësi franceze u arrestua për posedim të narkotikëve, në Ferizaj.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se atij i janë gjetur marihuanë, grinder bluarje, afër 3000 euro e 11 telefona.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi franceze, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 9.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një grinder për bluarje, një pako me rizlla, 2886 euro para të gatshme dhe 11 telefona mobil.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...