Shefja e Grupit Parlamentar të NISMA-s për Kosovës, Valdete Bajrami, përmes një statusi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të kolegut të saj nga PDK, Adem Grabovci të cilat i bëri sot në Info Magazine të Klan Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plot të Bajramit:
“Më në fund u paraqitë z.Grabovci (shefi shefave), duke thënë që vendi nuk qenka në krizë dhe se pozita i ka numrat, ama pse bre nuk po e filloni sesionin pranverorë pasi që sipas jush nuk paska krizë dhe i keni numrat? Me të vërtet jeni bërë i tepër me NUMRAT.
Bile bile e kam edhe një pyetje për shefin e shefave, pse je vetëm në info magazinë, pse nuk jeni me dikend në ballafaqim? Edhe me të vërtet po më vjen shumë keq kur ju shoh e dëgjojë duke e mbrojtur me çdo kusht zajednicë dhe faljen e tokave, kjo është kulmi i kësaj qeverie jolegjitime.
Një porosi e kam për të gjithë ata që duan t’i realizojnë këto marrëveshje.
Marrëveshjet të cilat Gjykata Kushtetuese tha se nuk janë në frymën e saj, marrëveshjet të cilat e cenojnë sovranitetin e Republikës dhe cilat rrezikojn teritorin e Republikës nuk do të kalojnë pasi që me 17 shkurt qytetarët do t’i dalin në mbrojtje Republikës nga kjo qeveri e cila e shkeli aktin më të lartë juridik të shtetit, pra shkeli Kushtetutën, prandaj kohës tuaj po i vjen fundi!” (sic), ka shkruar Bajrami.


