Çitaku i reagon Kurtit e Osmanit: Historia nuk mund të rishkruhet

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani në fjalimet e tyre në Kuvend në 14 vjetorin e pavarësisë, as sa për kujtesë historike, nuk kanë përmendur dy figurat Fatmir Sejdiun dhe Hashim Thaçin, që ishin në krye të institucioneve të Kosovës, kur u shpallë pavarësia në vitin 2008. Kur kanë dalur për të mbajtur fjalime në ceremoninë në shesh, ku  kanë parakaluar ushtarët e FSK’së dhe pjesëtarët e FSK’së, ata i kanë përshëndetur të gjithë, por kanë injoruar ish -Presidentin Sejdiu i cili ka qenë në mesin e mysafirëve, shkruan Gazeta Express.

Kjo gjë ka nxitur reagimin e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në “Twitter”, Citaku ka thënë se historia nuk mund të rishkruhet, teksa ka publikuar një fotografi të vjetër të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Historia nuk mund të rishkruhet!  #Kosova14”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

SHIKO MË SHUMË

Rama emëron Bujar Gashin Drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë, falënderon Izet Sadikun për punën e tij

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se Bujar Gashi ka marrë detyrën si...

Miratohet projektligji për çmimet tavan

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve...

Haxhiu bën thirrje për reflektim: Vendit nuk i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryetarja e kuvendit, njëherazi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është deklaruar rreth...