Rita Ora shfaqet mahnitëse në fotosesionin për revistën spanjolle “Elle”

PUBLIKUAR

Rita Ora së fundi ka pozuar për revistën e famshme spanjolle “Elle”.

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, do të jetë pjesë e revistës për muajin mars, shkruan lajmi.net.

Ajo ka folur në një intervistë të gjatë për karrierën e saj në muzikë dhe modë.

Intervista mban titullin “Rita Ora dhe moda e re”, e cila mund të lexohet gjatë muajit mars.

Këngëtarja këtë gjë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve të cilat i ka publikuar në profilin e saj të Instagramit.

“Dritat, kamera, aksion. Faleminderit shumë ‘Elle Spain’ që më lejuat të jem pjesë e kësaj reviste të mrekullueshme”, ka shkruar këngëtarja me famë botërore.

Në kopertinë, Rita është shfaqur me shumë stil e vesur me një pallto të bardhë, gjersa në kopertinën e dytë dhe të tretë ka pozuar e veshur me një fustan të kuq me pupla.

Ndryshe Rita ndodhet në Australi, dhe është e angazhuar me edicionin e ri të “The Voice Australia” si anëtare e jurisë./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Shyhretja pozon me vajzat, i lë “nën hije”

Një fotografi e publikuar së fundmi nga Shyhrete Behluli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në...

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...