LDK e quan akt absurd vendosjen e pankartave

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike në Prishtinë, Kolegjiumi i Pesë Degëve, e konsideron absurd vendosjen e pankartave propagandistike në Sheshin “Nënë Terezë”, nga siç i quajnë ata, struktura e politizuar e qeverisjes me Prishtinë.

Ata thonë se vendosja e pankartave është nëpërkëmbje e vullnetit dhe pritjeve të qytetarëve të kryeqytetit, që 17 shkurtin ta presin në atmosferë festive dhe të dinjitetshme me rastin e Ditës së Pavarësisë.

LDK, nëpërmes një kumtese, thotë se po injorohen qytetarët e Prishtinës nga qeverisja e kryeqytetit.

“Qeverisja aktuale me Prishtinë dhe kreu i saj i politizuar, në vend se të trajtonin shqetësimet e përditshme të qytetareve të Prishtinës, edhe me këtë akt, kokëfortësisht ka dëshmuar se vazhdon të injorojë qytetarët e Prishtinës, krejt kjo në funksion të realizimit me përpikëri të planeve militanteske të LVV-së, përmes të cilave po instalohet logjika e dhunës dhe tensioneve”, thuhet në kumtese.

Kolegjiumi i Pesë Degëve të LDK-së, i bënë thirrje strukturave aktuale në qeverisje me Prishtinë dhe kreut të saj, që të ndalojnë së trajtuari hapësirat publike si “pronë” e LVV-së, sepse mandati i kësaj strukture nuk është dhe nuk mund të jenë temat për të cilat ata pozicionohen me veprime absurde.

Në fund ky Kolegjium i degëve të LDK-së rithekson që Sheshi “Nënë Terezë” është sheshi i Republikës dhe qytetarëve të saj, andaj veprimet, sipas tyre, propagandistike të LVV-së dhe aparatit të saj në Prishtinë, dëmtojnë përpjekjet për reflektimin e një imazhi perëndimor për vendin, si dhe cenon imazhin bashkëkohor të qytetarëve të kryeqytetit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...