Konjufca: Çdo njëri nga ne më 17 shkurt kaplohemi nga një gjendje e veçantë shpirtërore

PUBLIKUAR

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca në seancën e sotme solemne të Kuvendit të Kosovës për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar se përkulet para luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Konjufca është shprehur se pavarësia është një bimë e lirisë e cila kërkon ujitje për çdo ditë.

 

Andaj sipas tij, ata do të kujdesen për të duke e përmbushur amanetin e të rënëve.

“Çdo njëri nga ne më 17 shkurt kaplohemi nga një gjendje e veçantë shpirtërore e cila e mishëron krenarinë me entuziazëm. Krenaria na vjen si sublimim i rrugës së gjatë e të mundimshme të popullit tonë për liri, kurse entuziazmi si vetëdije për arritjet e deritashme dhe si optimizëm për të ardhmen. Sot duke e kujtuar 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë para së gjithash i nderojmë dëshmorët e luftës për liri që nuk e kursyen as jetën për mëvetësinë e shtetit tonë. Përkulemi para sakrificës së tyre dhe të luftës së shenjtë dhe të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar ai.

 

 

Konjufca është shprehur se asnjë gjykatë në botë nuk mund ta shtrembërojë luftën e UÇK-së.

“Lufta jonë ishte e drejtë dhe e domosdoshme, ajo ishte e drejtuar kundër okupatorit për ndaljen e gjenocidit dhe për lirinë tonë të përbashkët. Asnjë gjykatë në botë nuk mund ta shtrembërojë, a ta ndryshojë këtë të vërtetë që është  e vërteta e jetës tonë. Le t’i nderojmë po ashtu ato gra dhe ata burra të cilët me mençurinë dhe guximin e tyre na drejtuan dhe orientuan që udhëkryqet e rrezikshme të historisë t’i kapërcejmë pa përplasje të brendshme e fatale”, ka deklaruar ai.

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci: Akademia do të jetë më e varfër për një dijetar të përmasave nacionale si Qosja, ndërsa kombi, pa birin e saj të denjë

Me rastin e kalimit në amshim, të akademik Rexhep Qosjes, Ramiz Lladrovci ka shkruar...

“Jam karateist”, flet mësuesi nga Rahoveci që eksperimentoi me thikë në klasë

Dje, përmes një video është parë një profesor nga Rahoveci duke bërë lëvizje me...

Ilir Shaqiri për Qosjën: Institucion i mendimit shqiptar, mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë

Sot, ka vdekur akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e...