Shqipe Selimi rrëfen momentin kur veshi uniformën në moshën 14 vjeçare

PUBLIKUAR

Ishte veç 14 vjeçare, kur i ra hise, të kthehet nga Gjermania për ta kapur armën.

Shqipe Mehmeti, bashkë me krejt familjen erdhën në Kosovë, fillimisht në zonën e Drenicës, e më pas në Karadak.

 

Përvojë ushtarake nuk pati, e as ushtrime nuk bëri. Të njëjtat, kur i ra ta marr armën, i bëri gjatë betejave. E në sulmin e grykës së Llapushnikut u përball për herë të parë me krismat e armëve, e ku pa edhe dëshmorin e parë. Por, Lufta i solli diçka të bukur. Ndonëse krah për krah nuk luftoi, por disa herë u takua me ish Komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimi, me të cilin më vonë u kurorëzua.

Me ish komandantin Rexhep Selimi, lufta i bashkoi, por tani Gjykata Speciale i ndau, ndonëse me të kanë kontakte telefonike e vizita, por malli, thotë se është i madh, meqenëse burri, bashkë me ish krerë të UÇK-së, sipas saj janë duke u mbajtur në Hagë padrejtësisht. Por, Shqipe Mehmeti Selimi, tani si deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se edhe në Hagë festohet 17 shkurti nga ish krerët e UCK-së.

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci: Akademia do të jetë më e varfër për një dijetar të përmasave nacionale si Qosja, ndërsa kombi, pa birin e saj të denjë

Me rastin e kalimit në amshim, të akademik Rexhep Qosjes, Ramiz Lladrovci ka shkruar...

“Jam karateist”, flet mësuesi nga Rahoveci që eksperimentoi me thikë në klasë

Dje, përmes një video është parë një profesor nga Rahoveci duke bërë lëvizje me...

Ilir Shaqiri për Qosjën: Institucion i mendimit shqiptar, mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë

Sot, ka vdekur akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e...